TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 20:29

Atentati në Rinas, merret nga ekspertiza automjeti i Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Rinas, merret nga ekspertiza automjeti i Gilmando

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Sheqeri.

Mësohet se automjeti që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Sheqeri, është marrë nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore.

Aksi ku ndodhi atentati është ende i bllokuar, edhe pse nga koha e ngjarjes kanë kaluar tashmë më shumë se gjashtë orë.

 

Lini një Përgjigje