TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 21:21

"U shpartallua makina", eksperti i sigurisë për atentatin në Rinas: Ka vetëm dy mënyra për t’u zbardhur

Shkruar nga Pamfleti

"U shpartallua makina", eksperti i sigurisë për atentatin

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi e ka cilësuar atentatin e sotëm në Rinas si skemë tipike të krimit të organizuar.

Në atentat  u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.

Skema është e njëjta e krimit të organizuar tipike. Vidhet një makinë bëhet një krim. Kanë arritur të organizojnë kohën, vendin dhe armën me të cilën kanë goditur se e kanë shpartalluar makinën e blinduar dhe në kohë rekord kanë humbur gjurmët e tyre”, tha Ergys Muzhaqi në A2 CNN.

Ai tha se zbulimi i këtyre krimeve ndodh vetëm përmes këtyre dy mënyrave: “Zbulimet për këto lloj krimesh më tepër bëhen me informacione të brendshme ose kriminelët shesin njëri-tjetrin, ose lidhjet e tyre politike vendosin që do të sakrifikojnë dikë nga moria e njerëzve që kanë organizuar. Kemi lidhje organike e strukturore të krimit të organizuar dhe politikës. Të gjitha faktet e tregojnë këtë”.

Ai denoncon keqqeverisjen si aktorin kryesor të dekadencës tonë sociale, politikën dhe bashkëpunimin me krimin.

Po ndodh polarizim i tejskajshëm i shoqërisë sonë. Krimi i organizuar kontrollon shtetin dhe nga ana tjetër fatkeqësisht edhe pjesa tjetër e popullsisë që nuk është e strukturuar në krimin e organizuar po kalon ën krimin e çorganizuar po rritet niveli i krimit tek ne. Krimi i organizuar nuk pyet për shtetin. Pika të caktuara të strukturës policore janë harmonizuar me krimin e organizuar dhe zhvlerësojnë punën e mirë të forcës policore”.-tha eksperti.

Lini një Përgjigje