TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 19:44

Mbeti viktimë në atentatin në Rinas, publikohet fotoja e fundit e Gilmando Danit

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti viktimë në atentatin në Rinas, publikohet fotoja e fundit e

Gilmando Dani, 47 vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz pasdreken e së martës, teksa ndodhej në një automjet tip Mercedez C-Class, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri nga një automjet Toyota me targa të huaja, që u gjet i djegur disa momente pas krimit.

Dani ndodhej pasagjer në automjetin ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili rezultoi se është agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Policia nuk ka mundur dot të identifikojë autorët e krimit, ndërsa kamerat e sigurisë pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë në emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH u publikua fotoja e fundit e Gilmando Danit.

Imazhi, i sekuestruar si pjesë e dokumentacionit pranë viktimës, tregon ndryshimet e dukshme në portretin e tij krahasuar me fotot e mëparshme.

Mbeti viktimë në atentatin në Rinas, publikohet fotoja e fundit e
Gilmando Dani, viktima e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit

Lini një Përgjigje