TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2025, 14:14

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite

Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për një prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 23 vjet burg për shtetasin Ilir Beqaraj (alias Brahimi, alias Mançellari) i akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, 1 vit më parë në Larushk të Fushë-Krujës.

Prokuroria sqaron se nga hetimet rezultoi se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentjan Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasojë e të shtënave ai ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme.

Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është gjetur një automjet tip Land Rover duke u djegur, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje.

“Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri Ilir Beqaraj në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit Gentjan Bejtja kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera”, sqaron prokuroria.

Pas hetimeve, Prokuroria ka veçuar procedimin penal ndaj Beqarajt më 28 shkurt 2025, duke e konsideruar atë bashkëpunëtor dhe ndihmës në vrasjen e Gentian Bejtjes.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të Ilir Beqarajt për tre vepra penale:-“Vrasje me paramendim” në bashkëpunim – neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal,

Dënimi i kërkuar: 21 vite burgim.

-“Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”, në formën e mbajtjes në banesë – neni 278/4 i Kodit Penal
Dënimi i kërkuar: 2 vite burgim.

-“Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” – neni 189/1 i Kodit Penal
Dënimi i kërkuar: 1 vit burgim.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , në formën e mbajtjes në banesë dhe “Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të falsifikuara” , parashikuar nga nenet 78/1 e 25,  278/4 dhe 189/1  i i Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.1944 të vitit 2024, rezultoi se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së shtetasit G.B, kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit G.B, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje.

Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri I.B në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit G.B, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera.

Nga akti i ekspertimit biologjik të AND-së, është konluduar se: automjeti i markës Volksagen Golf me ngjyre të zezë, në pronësi të shtetasit E.H (arrestuar në datë 19.03.2024), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së automjeti markës “Land Rover”, në fshatin Hasan, Fushë Krujë, dhe në të është përftuar profil gjenetik i shtetasëve I.B, alias I.B, alias I.M (arrestuar ne datë 19.03.2024) dhe F.P, alias F.Si, alis F,M, të cilët dyshohen se kanë pasur rol në ekzekutimin/vrasjen e shtetasit G.B, me datë 15.03.2024, në fshatin  Larush, Fushë Krujë.

Pas kryerjes së veprime hetimore është urdhëruar rregjistrimi i emrave të  personave nën hetim në lidhje me procedimin penal nr 1944 të vitit 2024, ku për shtetasin I.B më datë 28.02.2025 është bërë veçimi i procedimit penal nr.1944/2 e vitit 2024 i cili referuar provave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, mekanizmi i ngjarjes është i atillë në të cilin i pandehuri I.B rezulton se ka bashkëpunuar me personat e tjerë duke luajtur rolin e ndihmësit dhe këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B (alias Brahimi, alias Mançellari) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 e 25  i Kodit Penal de në bazë të kesaj dispozite, denimin e tij me 21(njëzet e një) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B (alias Brahimi, alias Mançellari) për veprën penale të “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes në banesë parashikuar nga neni 278/4  i Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite, dënimin e tij me 2(dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B. për veprën penale të Fallsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të fallsifikuara, parashikuar nga neni 189/1  i Kodit Penal    dhe ne baze te kesaj dispozite, denimin e tij me 1(një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal kërkohet bashkimi i dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm duke e dënuar përfundimisht të pandehurin I.B me 23(njëzet e tre) vite burgim.

Lini një Përgjigje