TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2025, 20:00

Vrasja në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën në sy të vajzës: Sharja më dhemb më shumë se një grusht

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën

“Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali”, kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha.

Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është siguruar nga "TCH", në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin.

Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat më 28 tetor dhe në dosje rezulton të jenë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, i cili jetonte në Angli, mes tyre e ëma dhe bashkëshortja.

Kjo e fundit, Vjollcë Haxhia, thotë se e bija pa një kalë të bardhë të lidhur: “Ju afrua dhe pranë kalit nuk kishte njeri dhe vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah, pse është lidhur’. Vajza dhe Keli po e preknin kalin dhe në atë moment doli i zoti: ai tha ‘mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli i tha ‘po ska gjë more burrë, ne thjesht e prekëm".

Personi u acarua dhe filloi të shante, më vonë, kur iu kthyem shpinën dhe u nis të ikte, personi e shau dhe e përsëriti disa herë. Kur e qëlloi, unë nuk e pashë, por pasi e qëlloi, Keli erdhi e më tha: “Lajmëro ambulancën, se më theri”.

 

Lini një Përgjigje