TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 11:15

Atentati ndaj Nikulajt/ Policia kontrollon shtëpinë e Edmond Haxhisë, zbardhet dëshmia e të ëmës 

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Nikulajt/ Policia kontrollon shtëpinë e Edmond

Policia ka kryer sërish kontrolle në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që dyshohet se është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Kontrollet u kryen pasi 300 metra pranë banesës, në lumin Kakarriq u gjet motori që ekzekutori portugez përdori për të shkuar në lokalin ku vrau biznesmenin dhe për t’u larguar pasi kreu porosinë.

Në pyetje është marrë sërish nëna e Haxhisë, e cila i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur. “Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur ajo para bluve.

Dyshohet se Haxhia ka porositur vrasjen, me qëllimin e hakmarrjes. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lestakajt, të cilët ishin në gjak me Nikulajn. Vrasja dyshohet se është planifikuar në Londër, ku këta shtetas jetojnë.

Zbatimi i planit nisi para 3 muajsh, kur Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.

Pas Haxhiajt, më 14 shkurt në Shqipëri mbërriti ekzekutori portugez Ruben Saraiva, i cili qëndroi në Shkodër për gati dy muaj në një banesë të marrë me qira dhe shpesh herë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pranë lokalit “Coral” në Shëngjin duke ndjekur objektivin e tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, ai lëvizte me të njëjtat rroba dhe me të njëjtin maskim.

Ndërsa në muajin mars, mbërritën 3 britanikë mes tyre dhe një vajzë që kryenin rolin e vëzhguesit duke u fshehur mes dukjes si turistë. Ata kanë shkuar edhe brenda lokalit që konsiderohej vendi më i sigurt për Ardian Nikulajn dhe kishin fotografuar ambientet dhe studiuar daljet. I fundit në Shqipëri ka mbërritur Steven Hunt, i cili erdhi nga Rinasi më 11 prill dhe dyshohet se ishte personi që njoftoi Ruben Saraivën se objektivi ishte i vetëm në tavolinë dhe mund të vepronte.

Të gjithë lanë Shqipërinë brenda 2 ditëve pasi kryen vrasjen por nuk mundën të fshehin gjithë gjurmët e lëna pas. Dëshmi të personave që kanë ndjekur lëvizjet dhe takimet e ndodhura mes tyre në javët e qëndrimit në shtëpi, mjetet e marra me qira, si dhe sende të përdorura prej tyre shërbyen për identifikimin e tyre dhe dokumentimin e autorësisë në vrasje.

edmond haxhia vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje