Kronike27 Shtator 2023, 21:41

Atentati në Dukagjin, publikohen fotot e Gjin Gurit; RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Dukagjin, publikohen fotot e Gjin Gurit; RENEA dhe FNSH

Forca të shumta policie janë nisur drejt Dukagjinit, aty ku dhe ku u qëllua ndaj babë e bir. Persona të paidentifikuar ekzekutuan Zef Gurin, ndërsa djali i Gjin Guri mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtues të policisë së Shkodrës, si dhe forca të FNSH dhe RENEA.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me përplasje për kanabisin. Në këtë zonë mbillet shumë kanabis për shkak të terrenit të thyer. Policia u detyrua të shkonte me helikopter. Forcat shtesë pritet të krehin gjithë zonën me qëllim zbulimin e shkakut të krimit dhe kapjen e autorëve.