Kronike27 Shtator 2023, 19:55

Policia reagon për vrasjen në Dukagjin: Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

Shkruar nga Pamfleti

Policia reagon për vrasjen në Dukagjin: Terreni i vështirë

Policia ka reaguar zyrtarisht për vrasjen në Shkodër. Mësohet se Zef Guri dhe Gjin Guri, babë e bir kanë rënë pre e një sulmi me armë. Sipas policisë, të dy kanë mbetur të plagosur, por Zef Guri ka ndërruar jetë pak minuta më pas. Polici është nisur me helikopter për shkak të terrenit të thyer.

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njofton policia.

Policia reagon për vrasjen në Dukagjin: Terreni i vështirë