
Një ngjarje e rëndë toronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme, ku një biznesmen u vra nga persona të paidentifikuar. Viktima mësohet se është Mondi Mëhallaj, 43-vjeç. Ai rezulton të jetë pronar i një karburanti në Unazën jugore të Elbasanit.
Nga burimet paraprake, mësohet se autorët i janë afruar pranë biznesit dhe më pas e kanë ekzekutuar Mëhallajn me armë zjarri brenda mjetit të tij, tip 'Range Rover'. Autorët më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po mbledh provat dhe kamerat përreth për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë që mësohet gjithashtu se janë ngritur pika kontrolli në zonat kyçe të qytetit me qëllim kapjen e autorëve. Sa i takon viktimës, biznesmeni 43-vjeçar, rezulton me precedent penal për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Lini një Përgjigje