TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2025, 11:46

Atentati në Lushnje, dyshime se "Juli i Pashakos" iu kundërpërgjigj atentatorëve

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Lushnje, dyshime se "Juli i Pashakos" iu

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati që ndodhi në Lushnje ndaj 45-vjeçarit, Juljan Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos. Ai ka mbetur i plagosur teksa ra pre e një atentati në afërsi të kthesës që të çon për te spitali i Lushnjes.

Nga të dhënat e fundit mësohet se mes 45-vjeçarit dhe autorëve të dyshuar të atentatit ka pasur një shkëmbim zjarri.

Sipas raportimeve, automjeti me të cilin udhëtonte "Juli i Pashakos" është qëlluar me breshëri, ndërkohë që ka dyshime se ai ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur zjarrit. Makina e djegur në fshatin Lifaj, tip Nissan, dyshohet se është përdorur nga autorët në atentatin ndaj 45-vjeçarit, ndaj të cilit ka pasur më parë edhe një tentativë për ta vrarë.

Sula ka qenë një nga emrat e parë që u shoqërua nga Policia, pas asaj që njihet si masakra e Lushnjes, ku viktima mbetën dy miq të nipit të Aldo Bares, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.  

 

Lini një Përgjigje