
Siç shihet nga pamjet, një makinë ka qëlluar mbi automjetin tip Benz, ku udhëtonin Dani dhe Shaljani.
Është publikuar videoja ekskluzive e atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.
Siç shihet nga video e publikuar, një makinë ka qëlluar mbi automjetin tip Benz ku udhëtonin Dani dhe Shaljani.
Atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, i cili sapo kishte ardhur nga Spanja.
Pamjet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar sërish në drejtim të shënjestrës, Gilmando Dani, i ulur në sediljen e pasagjerit.
Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.
Si ndodhi krimi?
Gilmando Dani u ekzekutua në rrethrrotullimin para hyrjes së Aeroportit të Rinasit, pasi sapo ishte kthyer nga Barcelona. Mbi makinën ku ai po udhëtonte me mikun e tij Mustafa Shaljani (Sheqeri) u lëshuan një breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend Danin, i cili njihet si njeriu më i afërt i Emiljano Shullazit.
Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër. Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.
Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodheshin Dani dhe Sheqeri.
Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.
E kane marre me qetesi cunat. Amatore komplet qe dhe armen nuk dine ta perdorin. Por gjithsesi ekzekutuan objektivin, dhe iken me qetesi e dashuri ne pune te tyre. Policia e shtetit, asgjekundi. Cunat bene dhe nja 30 min rruge me te njejtin mjet qe u pane nga kushedi sa qytetare me telefon ne dore, dhe prape policia shtetit asgjekundi. Akt i paster terrori ne aeroport, ne nje zone qe presupozohet e sigurise se larte dhe asnje reagim. Eshte rast flagrant si nje strukture e tere, nje ushtri e tere si Policia kapitullon ne menyre spektakulare. Mire qe nuk ju vajti mendja cunave te merrnin peng ndonje avion se te lehte e kishin. Nuk di si rri akoma ne detyre Drejt Pergjithshem i Policise Shtetit, Drejtori Tiranes, Shefi komisariatit Rinas, Shefi komisariatit fushekruje, dhe gjithe zinxhiri ne varesi te tyre. Tallje dhe turperim me te thelle nuk ka. Nje shtet i mbaruar i dorezuar perballë krimit. Kur ndodh nje ngjarje e tille ne Rinas, cfare sigurie presim ne me larg!!!