TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 09:29

Atentati në Shkodër, merret ne pyetje kamerierja që u plagos me dy plumba 

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Shkodër, merret ne pyetje kamerierja që u plagos me

Pas dëshmisë së shënjestrës së atentatit në Shkodër, Erogen Vaso Brajoviç, do të merret në pyetje edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri, që mbeti e plagosur në masakrën me 2 viktima dhe dy të plagosur.

Erogen Vaso në dëshminë e tij rrëzuoi alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të. 

"Nuk kam konflikte. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet", është shprehur Brajoviç para hetuesve.

Ndërkohë, Ragip Gila ka pretenduar se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, ku autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt disa personave. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) humbi jetën në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29 vjeçari i armatosur me 2 armë, një pistoletë dhe një scorpions, i veshur me antiplumb, shkoi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë, të cilën e la jashtë të ndezur. Hyri në këmbë dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin 3 personat, ndërsa në afërsi ishte edhe kamerierja. Pas breshërisë së plumbave doli nga aty përmes një dere të dytë në anën tjetër të lokalit.

Më pas hyri në një rrugicë të Shkodrës duke braktisur motoçikletën dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “BMË”, ngjyrë gri. Gjatë rrugës në ikje, Gila u përplas me dy automjete, dhe pasi mbërriti pranë shinave të Trenit në lagjen “Skënderbeg”, braktisi makinën. Në këmbë tentoi të largohet duke kaluar lumin Kir, megjithatë tashmë ishte pikasur nga policia.

atentati ne shkoder ragip gila

Lini një Përgjigje