TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 07:42

'Më preu rrugën me makinë të blinduar'/ Masakra në Shkodër, dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

Shkruar nga Pamfleti
'Më preu rrugën me makinë të blinduar'/ Masakra
Ragip Gila

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Sipas burimeve thuhet se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

Shënjestra e masakrës nuk ishte një objektiv i lehtë. Erogen Vaso Brajoviç duke qene pronar i një policie private lëvizte me makinë të blinduar. I vetmi moment I favorshëm për ta eliminuar ishte kafja e mëngjesit, të cilën Vaso e pinte në të njëjtin vend. Momenti i cili u shfrytëzua nga Gila që me të gjitha gjasat e kishte ruajtur objektivin mëngjesin e të hënës.

Dyshimet e policisë janë se Ragip Gila, qitës pa eksperiencë është paguar për eliminimin e Erogen Vaso Brajoviç. Nga verifikimi i të dhënave deri më tani janë shpallur në kërkim vetëm 2 persona si bashkëpunëtorë, por rrethi pritet të zgjerohet për të shkuar tek porositësit.

Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 29-vjeçari Ragip Gila është lidhje e një personazhi të njohur të botës së krimit në Shkodër, Lulëzim kulla me të cilin është dhe fqinj. Kullës në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshme.

Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar.

ragip gila erogen vaso brajoviç

Lini një Përgjigje