TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2023, 11:00

Atentati në Tiranë, policia: ‘BMW-ja’ e djegur në Bubq u përket autorëve, brenda saj u gjendën 3 automatikë!

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Tiranë, policia: ‘BMW-ja’ e djegur në

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me masakrën në një lokal në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë. BMW-ja e përdorur nga autorët është e shkrumbuar totalisht.

Policia e Durrësit në një informacion zyrtar bën me dije, se në makinë janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Makina u zbulua në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj,

“Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMË”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.”-njofton policia e Durrësit.

atentati në tiranë

Lini një Përgjigje