Gazetari Ferdinand Dervishi tha se atentati në ‘Don Bosko’ që ku vdiq një person dhe u plagosën 6 të tjerë është një hakmarrje shumë e vjetër. Ai tha se lehtësia për të siguruar armë është arsyeja se përse këto ngjarje ndodhin.
Sipas Dervishit, ka informacione që Fatjon Murati është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj.
“Duket si një ngjarje e ekzekutuar nga njerëz diletantë me një hakmarrje shumë të vjetër. Lehtësia për të pasur një armë në duar i bën këto krime të pashmangshme. Kjo është një armë për të luftuat në front, është një armë që të vret. Në rastin më të mirë do kishim një mendje prishur dhe dëmet nuk do ishin kaq të tmerrshme.
Më kujtohet një lidhje me Indrit Doklen. Ndërkohë që ai doli në ato përgjimet që kishte hasmëri me Ervis Martinaj, ku Ervis Martinaj jepte lekë për të vrarë Endrit Doklen. Ky djali, Fatjon Murataj është kapur në një makinë me Indrit Doklen pas këtyre ngjarjeve që goditën Ervis Martinaj, dhe vranë shokët e tij. Sipas informacioneve ai është marrë në pyetje me lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj. Dhe po të bësh një lidhje të trashë mund të jetë goditje e njerëzve të Ervis Martinaj, por këta shkojnë rrugës dhe bëjnë armiq”, tha Ferdinand Dervishi.
Lini një Përgjigje