Kronike13 Mars 2023, 07:44

Masakra në ‘Don Bosko’, del fotoja e banakieres që u vra gabimisht pas sulmit me armë

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në ‘Don Bosko’, del fotoja e banakieres që u vra

Personi që po shikoni në foto është Mimoza Paja, gruaja që punonte në lokalin që ndodhi masakra e Don Boskos një natë më parë dhe mbeti e vrarë. Ajo ishte punësuar si banakiere në lokalin e Fatjon Muratit dhe një natë më parë ndodhej aty bashkë me mbesën e saj, vetëm 10 vjeçe.

Dy persona me motorë hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit, duke bërë që Paja që mbetej e vdekur, ndërsa e mbesa e mitur u plagos për shkak të xhamave që i ranë sipër.

Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, të identifikuar si: Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

masakra në ‘don bosko’ fatjon murati