
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel.
Nikolla kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese. Kryeparlamentarja ka ngushëlluar familjarët e Pal Kolës, dhe ka shprehur solidaritet ndaj Top Channel-it.
Më tej Nikolla ka bërë thirrje që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.
“Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese. Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale”, tha Nikolla.