TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2023, 22:00

Krimi sheshit/ Vrasje e plagosje të shumta në vend, 9 viktima brenda muajit

Shkruar nga Pamfleti

Krimi sheshit/ Vrasje e plagosje të shumta në vend, 9 viktima brenda

Krimi në vend duket se ka dalë sheshit, pasi vetëm sot ka pasur 4 viktima dhe një të plagosur

Krimi duket se ka dalë sheshit në vend. Ndonëse Muhamet Rrumbullaku mori kreun e policisë për të vendosur rend dhe siguri, në fakt situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi po merren jetë të pafajshme.

Sot në Kavajë u vranë dy persona, pas një konflikti me njëri-tjetrin, ngjarje e cila mund të kishte bilanc dhe akoma më të rëndë. Viktimat janë Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, të dy të moshës 43-vjeç. Nga sa mësohet ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha, i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku ka pasur njerëz. Po ashtu një prej viktimave kishte një fëmijë për dore dhe nëse një plumb do kishte shkuar në një tjetër objektiv do kishim një ngjarje akoma më të rëndë. Vetë personat që ishin në lokal janë larguar të alarmuar.

Por kjo nuk është ngjarja e vetme, pasi ka dhe 3 ngjarje të tjera ku janë marrë jetë civilësh. Padyshim ngjarja më e rëndë është ajo e 1 marsit, ku Dan Hutra vra 3 persona në mënyrë të pamëshirshme dhe plagosi disa të tjerë. Ai qëlloi në drejtim të familjes së ish-bashkëshortes dhe vra 2 të afërme të saj. Po ashtu vrau motrën e Vladimir Kurtit, teksa plagosi ish- të dashurën. Ngjarjet ndodhën në publik dhe mund të kishim bilanc akoma ma të rëndë.

Më 12 mars ndodh një ngjarje tjetër e rëndë. Në Don Bosko u qëllua në drejtim të një lokali dhe u vra një grua e pafajshme, e cila punonte si banikere. Për pasojë u plagosën 5 të tjerë. Fati e desh që ata të merrnin plumb në gjymtyrë pasi edhe aty do kishte masakër.

Ndërkohë të hënën u sulmua “Top Channel” dhe u vra roja i objektit. Edhe ai i pafajshëm tërësisht. Pra duket se krimi po del nga kontrolli dhe po bëhen vrasje në publik duke rrezikuar jetën e secilit prej nesh.

Nga ana tjetër, sot pati dhe 2 viktima të tjerë, por rrethant e vdekjeve të tyre janë të paqarta.
Në qytetin e Elbasanit u raportua se një person u gjet i plagosur me thikë në ullishtat e qytetit. Pasi u dërgua në spital, ai ndërroi jetë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç, ndërsa ishte qëlluar me thikë në zemër.
Një tjetër person i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Ndërkohë ka një numër të madh plagosjesh. Pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit u plagos një ri i po me thikë, duke treguar dhe një herë se krimi ka dalë sheshit. /Pamfleti

 

krimi vrasje plagosje

Lini një Përgjigje