TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2023, 08:54

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në

Mihal Mërkuri, 44-vjeç është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri pasi ishte i dënuar nga gjykata e Sarandës, me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë.

Sipas policisë më 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

"Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për shkëmbimin e informacioneve me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një 44-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë.

▪️Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.", njofton policia.

greqi ekstradim vrasje

Lini një Përgjigje