TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2026, 11:16

I shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, kapet i armatosur 41-vjeçari në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
I shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, kapet i
Automjeti që qarkullonte i arrestuari

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në kryeqytet. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, uniformat blu sekuestruan një pistoletë me krehër dhe fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një sasi të dyshuar kokaine, si dhe automjetin tip “Benz” që ai drejtonte.

I arrestuari është Ylli Murati, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur rreth dy javë më parë në zonën e Paskuqanit. 

41-vjeçari iste shpallur në kërkim pasi akuzohej për plagosjen me thikë të dy personave në zonën e Paskuqanit.

Kapja e 41-vjeçarit u bë në rrugën “Mine Peza”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Udhëkryqi”.

“I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës, lëvizte i armatosur në qytet, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi shtetasit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari.

Si rezultat i punës operative dhe asaj operacionale, kryer me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke lëvizur të armatosur ose me sende të tjera të kundërligjshme, me vete, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Udhëkryqi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. M., 41 vjeç.

Në kuadër të operacionit u ndalua për kontrolle, në rrugën “Mine Peza”, automjeti me drejtues 41-vjeçarin. Në automjet u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

41-vjeçari ishte në kërkim, pasi më datë 2 qershor 2026, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Q. dhe A. V., tek ura e Paskuqanit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje