TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2025, 16:47

I vuri zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari në Shijak!  

Shkruar nga Pamfleti

I vuri zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore. 

Nga këqyrja paraprake rezulton se 50-vjeçari ka djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Pauloënia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

50-vjeçari tashmë i arrestuar akuzohet për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit. 


 
Njoftimi i policisë: 

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënies në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv. 

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Pauloënia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr. 

Lini një Përgjigje