
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap duke shitur doza kokaine dhe kanabisi në zonën e plazhit të Velipojës në sezon turistik.
I riu u kap në flagrancë edhe duke drejtuar motorin pa leje drejtimi, i cili dyshohet se e përdorte për këtë veprimtari kriminale, për shpërndarjen e drogës. I arrestuari është 20-vjeçari me inicialet K.GJ, banues në Velipojë.
“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kokaine. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje