Një sherr për motive të dobëta mes katër vëllezërve dhe pesë personave të tjerë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në fshatin Dragostunjë, Librazhd. Të katër vëllezërit kanë goditur me grushte dhe sende të forta pesë persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërhyri menjëherë, duke arrestuar dy prej vëllezërve, I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç. Dy të tjerët, V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Në pranga nuk ka përfunduar vetëm autorët e dhunës. Edhe kamerierja e lokalit, E. G., 50 vjeçe, po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes për të fshehur provat.
Policia e Librazhdit thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Vijon...
Lini një Përgjigje