Pas shumë kërkimesh, familja e 22-vjeçarit Elkrist Kola nga Fushë-Arrëzi, i cili prej dy javësh rezulton i zhdukur duket se është dorëzuar dhe kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Me lot në sy, Denis Kola u shpreh për Report Tv: "vëllai im është larguar nga banesa me 13 shtator rreth orës 20:00".
Para se të largohej ai i kishte pohuar të atit se do se do të vije një burrë për ta marrë.
"E ka pyetur babai kush është ai burrë, i ka thënë nuk e njoh!”.
Sakaq, mediat kanë publikuar pamjet e kamerave te sigurisë, ku shihet i riu që del nga pallati.
Ky është momenti kur familja Kola humbi kontaktet me 22 vjeçarin i cili që prej vdekjes se nënës shfaqi probleme të shëndetit mendor, por që as nuk ishte agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.
Vëllai thotë se Denisi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes ai gjithnjë nuk hapej deri sa u fik.
“Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim, por mund ta kenë marrë për ta shfrytëzuar ose për t'i hequr organet. Mendoj se dhe mund të ketë ndodhur ndonjë aksident”, shton i vëllai.
Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore të paktën për tabulatet telefonike nëse vëllai I tij ka komunikuar me ndonjë person pas largimit dhe pse nuk gjendet qeliza e telefonit.
“Të paktën të zbardhin tabulatet telefonike, ta dimë nëse ka komunikuar me ndokënd”, tha ai.
Dukshëm i lodhur nga kjo situatë Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë.
“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe po nuk është gjalle, ta dim dhe ne për fatin e tij, mos ta mbajme mendjen tek fakti se çfarë ndodhi”, shprehet Denis Kola.
Policia e Pukës bëri të ditur se ka vijuar kërkimet në të gjithë territorin, është bashkëpunuar me komisariatet e tjera dhe po vijon hetimi tashmë në rrugë operative për gjetjen e Elkrist Kolës.
Lini një Përgjigje