Kronike20 Mars 2023, 21:53

Ishte në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, arrestohet në Greqi 23-vjeçari nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Ishte në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, arrestohet

Ditën e sotme në Greqi është arrestuar një i ri shqiptar për vrasjen e 40-vjeçarit, Pëllumb Islami nga qyteti i Delvinës.

Mësohet se në pranga ka rënë një 23-vjeçar nga Shqipëria, i cili është dërguar në rajonin e policisë paraditen e sotme në Kipseli. Ai është një ndër 7 personat për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40-vjeçari Islami.

Nga Hetimet është zbuluar se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas qe ndodhej në tavolinë me Islamin. Një nder personat që është ende në kërkim është dhe kreu i grupit kriminal, 34-vjeçari nga Fieri, Elis Salaj.

greqi arresstohe 23 vjeçari