Kronike31 Maj 2023, 18:18

Ishte së bashku me dy shokët e tij, identifikohet 22-vjeçari i mbytur te "Ura e Zogut" në Milot

Shkruar nga Pamfleti

Ishte së bashku me dy shokët e tij, identifikohet 22-vjeçari i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbytja e një të riu te “Ura e Zogut” në Milot, ndërsa është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimës.

Mësohet se viktima është një 22-vjeçar i identifikuar si Valentin Nikolli nga Fushë-Miloti.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë tre të rinj duke zënë peshk, ndërsa 22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Shokët e viktimës e kanë parë për disa minuta dhe më pas u ka humbur.

Raportohet se kanë qenë dy shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë.

 

22-vjecari i mbytur milot