Kronike31 Maj 2023, 17:12

Ishte duke peshkuar, mbytet i riu te "Ura e Zogut" në Milot

Shkruar nga Pamfleti

Ishte duke peshkuar, mbytet i riu te "Ura e Zogut" në Milot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme te “Ura e Zogut”, në Milot ku një person është mbytur në lumë.

Burime për median bëjnë me dije se viktima është një 22-vjeçar nga Fushë-Miloti, i cili ka qenë duke zënë peshk në brigjet e lumit Mat, në vendin e quajtur “Ura e Zogut”.

Në vendngjarje aktualisht janë shërbimet policore, ndërsa për nxjerrjen e trupit të viktimës nga lumi, nevojitet ndihma e polumbarëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. 

ura e zogut mbytet i riu milot