Kronike11 Janar 2024, 13:25

Ishte shtatzënë, gazetari zbardh hetimet në Greqi: 41-vjeçarja u masakrua nga partneri për 8 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Ishte shtatzënë, gazetari zbardh hetimet në Greqi:

“Më helmoi fëmijën”, kështu deklaroi 50-vjeçari Fatmir Terallari, i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi e bija i rrëfeu se ishte përdhunuar për 9 vite rresht nga vëllai i njerkës së saj.

Ndërkaq një tjetër ngjarje ishte edhe ajo e vrasjes së 41-vjeçares shqiptare në Selanik nga bashkëshorti i saj grek, e cila ishte dhe në pritje të lindjes së një fëmije me burrin vrasës.

Të dyja këto ngjarja të rënda, janë komentuar shumë jo vetëm në vendin fqinj, por edhe në Shqipëri.

Për të mësuar më shumë mbi dinamikën dhe raportimin në mediat helene të këtyre ngjarjeve të rënda ishte në një lidhje me “SKYPE” nga Athina në studion e lajmeve në “Ora News” gazetari Edmond Guri.

Gazetari Guri vlerësoi se viti 2024 ka nisur me dinamika të rënda të ngjarjeve sa i përket komunitetit shqiptar që jeton e punon në Greqi.

"Kemi pasur disa raste të rënda në këto ditë, ku të implikuar apo viktima janë shqiptarët. Kmei zhdukjen e 41-vjeçares Jorgjia Murati në Selanik, e cila fatkeqësisht tashmë rezultoi nga autoritetet e ekzekutuar nga partneri i saj në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë për shkak të grabitjes. U tentua fshehja dhe manipulimi i ngjarjes aq shumë sa dhe partneri i saj vrasës bënte thirrje në opinionin publik për të gjetur partneren e tij, të cilën pasi e kishte ekzekutuar me thikë e kishin hedhur në një vend të shkretë për të humbur gjurmët.

Gruaja ishte shtatzënë dhe nënë e një fëmije 13 vjeç nga martesa e mëparshme. Akuzat ndaj partnerit dhe mikut të tij janë të rënda: “vrasje me paramendim”, “vrasje në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje”, madje akuzat shkojnë edhe më tej duke e cilësuar vrasje të dyfishtë duke qenë gruaja ishte shtatzënë në muajin e tretë. Pra akuzat janë shumë të rënda dhe mendoj se drejtësia greke do të jetë e patolerueshme ndaj këtyre personave, pasi ka dhe më shumë se kaq”, theksoi gazetari.

Por çfarë do të përfitonte ai nga kjo vrasje?

Gazetari Edmond Guri: Fatkeqësisht bashkëjetuesi grek i shqiptares është një njeri i cili ishte i njohur për policinë greke për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, por që nuk është dënuar në atë kohë. Ka qenë i dënuar më herët si përdorues i lëndëve narkotike. Ndrëkohë, bashkëpunëtori i tij është i njohur për grabitje, vjedhje e këshut me radhë. Pra, fatkeqësisht ka qenë biseda me partneren e tij e cila i ka treguar një shumë parash prej 8 mijë eurosh që ajo kishte e ëma e saj në shtëpi. Edhe pse tentuan t’ia marrin çelësat e shtëpisë së të ëmës edhe pse e dhunuan ato nuk mund t’ia merrnin çelësat dhe për pasojë ajo humbi jetën, dhe të gjitha këto janë në raportin e policisë dhe prokurorisë.

gazetar hetime greqi 41-vjecarja masakrim