TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 16:26

Iu gjetën 136 bimë kanabisi, arrestohet 48-vjeçari nga Kruja; në kërkim bashkëpunëtori!

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjetën 136 bimë kanabisi, arrestohet 48-vjeçari nga Kruja;

Një 48-vjeçar i identifikuar si Skënder Hoxha është arrestuar nga Policia e Krujës pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në fshatin e quajtur Rranxë.

Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i 48-vjeçarit si dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H. I cili është shpallur në kërkim.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.

Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje