TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 12:48

Dalin pamje të tjera nga operacioni me 10 të arrestuar, si shiteshin armët në periferi për të shmangur vëmendjen

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamje të tjera nga operacioni me 10 të arrestuar, si shiteshin

Dalin pamje të reja nga operacioni “Puzzle” ku u godit një rrjet i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Për pasojë u arrestuan 10 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara cannabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.

"Pamje shtesë nga zhvillimi i operacionit të koduar “Puzzle”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara cannabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.
Në kuadër të operacionit u identifikuan 12 persona, 10 prej tyre u vunë në pranga ndërsa 2 u shpallën në kërkim", njofton policia.

Lini një Përgjigje