TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2025, 13:10

Kishin konflikt me djalin e tij, dy të rinjtë rrëmbejnë 56-vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Kishin konflikt me djalin e tij, dy të rinjtë rrëmbejnë
Foto Ilustruese

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e kryeqytetit pasi dyshohet se kanë rrëmbyer për disa orë një 56-vjeçar.

Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet me dije se 28-vjeçarët me iniciale E.Z dhe E.N, e mbajtën peng për shkak të një konflikti që të rinjtë kishin me djalin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

dy të rinjtë rrrëmbejnë 56-vjeçarin në tiranë

Lini një Përgjigje