TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2025, 11:37

“Mendova se ishte agjent policie"/ Theu arrestin shtëpiak dhe dhunoi 22-vjeçarin, kapet shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

“Mendova se ishte agjent policie"/ Theu arrestin shtëpiak dhe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Palermo, ku protagonist ka qenë një 46-vjeçar shqiptar, me precedent penal.

Ai u arrestua pas vendimit të Gjykatës së Apelit Palermo për ta rikthyer në qeli, pasi kishte thyer masën e sigurisë arrest me burg që i ishte dhënë më herët për tentativë vrasjeje.

Më 8 shtator, 46-vjeçari ishte larguar fshehurazi nga shtëpia dhe në rrugë është përplasur me një 22-vjeçar, të cilin e ka dhunuar barbarisht. Sipas mjekëve, i riu mori lëndime të rënda dhe po dhe trajtohet.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, ndërsa ndërhyrja në kohë e disa kalimtarëve parandaloi pasoja edhe më të rënda.

Pas denoncimit, policët identifikuan autorin, i cili rezultoi të ishte shqiptari i arratisur. Pas arrestimit dhe sipas dëshmisë së vetë shqiptarit, sulmi lindi nga një keqkuptim:

“E ngatërrova të riun me një oficer të zbatimit të ligjit me rroba civile”, iu tha hetuesve.

Gjykata urdhëroi menjëherë zëvendësimin e masës nga arresti shtëpiak në atë me burg dhe hetimet janë ende aktive.

Lini një Përgjigje