TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2025, 11:36

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, zbulohen 5 iphone; ishin fshehur në dyert e dusheve

Shkruar nga Pamfleti

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, zbulohen 5 iphone;

Një kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, zhvilluar paraditen e sotme, zbuloi 5 celularë iphone. Sendet e ndaluara u gjetën të fshehura në dyer te dusheve, i cili është ambient i përbashkët për të gjithë të burgosurit në godinën A, kati i 3-të, sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushit.

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, me qëllim identifikimin e të gjithë personave përgjegjës si dhe për mënyrën e futjes së këtyre aparateve celularë në ambientet e burgut.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Lini një Përgjigje