TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2026, 12:11

Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros dhe Çuçit

Shkruar nga Pamfleti
Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e
Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros dhe Çuçit

Tensione janë shënuar paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipërisë, ku një grup qytetarësh u mblodhën në protestë në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.

Gjatë tubimit, protestuesit qëlluan me vezë automjetet e disa zyrtarëve që po hynin në ambientet e Kuvendit. Mes tyre ishin makina e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe ajo e drejtuesit politik të qarkut të Vlorës, Bledar Çuçi. Me vezë u goditën edhe automjete të tjera që transportonin deputetë drejt Parlamentit.

Ndërkohë, një deputet i mazhorancës u pa duke iu drejtuar në këmbë godinës së Kuvendit, kur protestuesit e qëlluan me disa vezë. Në përpjekje për t'iu shmangur "breshërisë" së vezëve, ai përshpejtoi hapat dhe më pas vrapoi drejt hyrjes së Parlamentit.

Sipas protestuesve, tubimi ishte paralajmëruar si paqësor, megjithatë situata u tensionua në momentin e mbërritjes së përfaqësuesve të mazhorancës. Disa ministra dhe deputetë zgjodhën të hynin në godinën e Kuvendit përmes hyrjeve alternative, për të shmangur përballjen me protestuesit.

Protesta nisi rreth orës 10:30. Gjatë saj u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër qeverisë dhe institucioneve, mes të cilave: “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike dhe kërkuan ndryshim politik.

Në zonën përreth Kuvendit ishte vendosur një numër i shtuar i forcave të policisë për të garantuar mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës dhe seancës plenare.

Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e

1 Komente

  1. L
    Lirija

    Po ndonje te PD, kur e keni ne program ?

    Lini një Përgjigje