
Të tjera pista kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale që tronditi dje kryeqytetin, ku mbeti e vrarë një grua 60 vjeçe dhe u plagosën 6 të tjerë. Ngjarja ndodhi në lokalin e Fajton Muratit në zonën e Don Boskos. Mësohet se në lokal nuk ishte vetëm xhaxhai i tij, por djali i këtij të fundit dhe vëllai i Fatjon Muratit. Pavarësisht detajit që u tha dje se shënjestra ishte xhaxhai i Fajtonit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur me dy plumba, duket se kjo listë është zgjedhur, pasi ka pasur edhe të tjerë persona nga e njëjta familje.
Vëllai i Fatjon Muratit, në emër të të cilit është lokali ku dhe ndodhi masakra, ka qenë në ambientet e barit në momentin e ngjarjes, por nuk është prekur nga plumbat.
Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Polonia dhe dyshohet që njësoj si i vëllai, të ketë një të shkuar kriminale pasi është akuzuar si kreu i një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Nga të shtënat me armë zjarri ngeli e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë, ndërkohë u lëndua në dorë dhe mbesa e viktimës, një 10-vjeçare.
Fajton Murati u kap me një bazë armatimesh, çka u dha sinjale policisë se Murati ishte i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.
Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.