TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2023, 11:55

Lëvizte me 35 mijë euro dhe kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me 35 mijë euro dhe kokainë në makinë,

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino të Italisë pasi në automjetin e tij është gjetur rreth 1.5 kilogramë kokainë.

Sipas mediave italiane në makinën e shqiptarit kishte një qese me 22 pako me kokainë që dyshohet se 30-vjeçari kishte si synim t’i shiste.

Në kroskot janë gjetur 15 mijë euro cash dhe 17 mijë euro të tjera ndodheshin në shtëpinë e tij.

Ndërkohë pesë mijë u gjetën në një veturë të tretë në posedim të tij. 

Të gjithë paratë u sekuestruan nga policia.

arrestohet 30-vjeçari shqiptar itali

Lini një Përgjigje