TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 21:25

Makina e shkatërruar totalisht, publikohen imazhet e aksidentit në Greqi ku humbën jetën 5 shqiptarë (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Makina e shkatërruar totalisht, publikohen imazhet e aksidentit në

Mediat greke kanë publikuar foto të aksidentiy tragjik në Edessa ku humbën jetën pesë shqiptarë. Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët u përplas me një kamion, ndërsa drejtuesi i kamionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në foto shihet mjeti me targa shqiptare i bërë copë dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Makina e shkatërruar totalisht, publikohen imazhet e aksidentit në

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 me orën lokale, në kilometrin e 87- të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik.

Paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga korsia duke përfunduar në sens të kundërt dhe është përplasur në mënyrë ballore me kamionin.


Vetë policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e viktimave dhe shkaqet e aksidentit.

Sot (18.07.2023) rreth orës 17:50, në unazën e Edessë-s, automjeti në të cilin ndodheshin 5 persona (shoferi dhe 4 pasagjerë), është përplasur me një kamion, i drejtuar nga një shtetas i zonës. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit dhe kanë vdekur 5  personat që ndodheshin në veturë. Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Edessë-s po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, thekson policia.

Makina e shkatërruar totalisht, publikohen imazhet e aksidentit në

Makina e shkatërruar totalisht, publikohen imazhet e aksidentit në

Makina e shkatërruar totalisht, publikohen imazhet e aksidentit në

aksidenti greqi foto

Lini një Përgjigje