TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 15:50

Publikohet videoja e plotë e djegies së 3 makinave në Vlorë, momenti kur dëmtohet edhe vetë autori

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet videoja e plotë e djegies së 3 makinave në Vlorë,

Publikohet videoja e plotë nga djegia e tre makinave në Vlorë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar.

Pasi ka vendosur zjarrin dyshohet se është dëmtuar edhe vetë gjatë momentit kur është larguar. Policia ende nuk ka një autor të dyshuar për zjarrvënien.

Në videon që ka siguruar “Pamfleti”, shihet që i riu i lyen me benzinë makinat, por në momentin që ndez flakën ai është djegur dhe vetë. Në këtë moment largohet me vrap.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.  Vetë pronarët e tyre kanë thënë se nuk kanë konflikte.

zjarri vlore

Lini një Përgjigje