
SPAK zbardhi sot vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në fshatin Shpërdhet të Kurbinit.
Në pranga janë vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, ndërsa në kërkim u shpallën porositësi Aurel Hoxha pronari i lokal 'Monopol' në Tiranë, dhe Sajmir Kolaveri.
Por, si nisi saga e hakmarrjes mes dy familjeve nga Burreli, Lleshi dhe Hoxha.
Arben Lleshi dhe Agim Hoxha, dikur shokë, ishin nga e njëjta zonë në Burrel dhe janë marrë me veprimtari droge në Angli.
Agimi ishte i pari në fushën e narkotikëve dhe mori Arbenin. Arbeni e xhelozoi se pse shoku punonte më shumë, e vrau, e futi në një makinë dhe e dogji.
Pas ngjarjes, Arbeni u tha të afërmve që “nuk e bëra unë” dhe për ngjarjen sajoi një histori si përplasje bandash.
Kur u zbulua që vrasjen e kishte bërë Arbën Lleshi, Aureli, vëllai i viktimës tha që “do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”.
Kur u vra Arben Leshi në burg nga Sokol Mjacaj, askush nuk e mori trupin e tij të pajetë nga frika e hakmarrjes, dhe u varros nga shërbimet e bashkisë.
Historia e vrasjeve:
2012 - Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën në Angli
2012 - Aurel Hoxha për hakmarrje ka vrarë në vitin 2013 Xhevit Lleshin
2016 - Vritet Hajredin Lleshi
2020- Vritet Klevis Lleshi
2023- Vritet Arben Lleshi brenda burgut nga Sokol Mjacaj.
Lini një Përgjigje