
Një 29-vjeçar nga Lushnja u arrestua nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka mbajtur peng për disa orë një të re në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Astirit, ku 29-vjeçari Jurgen Shima ka marrë me forcë një vajzë të re, duke i mohuar lirinë për disa orë dhe e ka kanosur për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ai dyshohet se mëngjesin e djeshëm ka marrë me forcë një 29-vjeçare në automjetin e tij dhe e ka mbajtur peng për disa orë nën presion dhe kërcënime.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kokaine, që u mbajt si provë materiale në kuadër të hetimit.
Materialet procedurale në ngarkim të të dyshuarit iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje