TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2023, 08:46

“Mbushën” Tiranën me kokainë, shkatërrohet grupi kriminal; 8 persona të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

“Mbushën” Tiranën me kokainë, shkatërrohet grupi

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, që merrej me veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike edhe nëpër shkolla.

Mësohet se grupi kriminal drejtohej nga një çift bashkëshortësh, ndërsa burri Herald Rexhepaj ka qenë 'koka' e grupit. 

Grupi i rënë në pranga, e kishte bazën te Kodra e Diellit. Bëhet me dije se banorët e zonës kanë qenë në dijeni të rastit dhe ka qenë një shqetësim shumë i madh për ta.

Sipas policisë, identitetet e tetë të arrestuarve janë: Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, Indrit Gjoshi dhe Devis Saliaj. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar 650 doza cannabis sativa 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Sipas policisë, goditja e grupit kriminal është bërë pas katër muajsh hetime intensive. 

Gjatë kontrolleve në banesën e 'kokës' së grupit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe sasi të tjera të lëndës narkotike, kokainë.

Herald Rexhepaj është arrestuar edhe në muajin prill pasi u kap me disa doza kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë. Bëhet me dije se disa anëtarë të këtij grupi kriminal janë arrestuar edhe më herët për posedim të lëndëve narkotike.

Droga është sekuestruar sot në banesën e drejtuesit të grupit, ndërsa sasi droge është kapur në mënyrë të vazhdueshme të shpërndarë në kohë.

“Tiranë/Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar "Kodra e Diellit 3", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 

Operacioni i zhvilluar me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë lëshuar 9 urdhra ndalimi, nga të cilët janë ekzekutuar 8 dhe 1 është shpallur në kërkim.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore gjashtëmujore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kodra e Diellit 3".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: H. R., 35 vjeç, V. B., 31 vjeçe, A. H., 19 vjeç, A. A., 20 vjeç, Xh. A., 21 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, D. S., 19 vjeç, dhe I. Gj., 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë. 

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. R.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim tirane lende narkotike

Lini një Përgjigje