TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 18:49

Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se konflikti mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ndërsa një person mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”, ndërsa i plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç.

Pas përplasjes fizike, autori ka nxjerrë thikën duke qëlluar personin tjetër. Policia ka arrestuar autorin, ndërsa i plagosuri është dërguar për në spitalin e Shkodrës.

Ende nuk dihen shkaqen që çuan në këtë ngjarje, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Lini një Përgjigje