
Një plagosje me thikë ka ndodhur në zonën e Thethit mbrëmjen e së enjtes. Nga raportimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërlysaj, ku pas një sherri ka mbetur i plagosur një i ri. Ky i fundit është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij raportohet e qëndrueshme. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Kjo është plagosja e dytë në më pak se dy orë që ka ndodhur në qarkun e Shkodrës. Plagosja në Shkodër ka ndodhur në zonën “Ish Dega”.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Bledar Bylybashi, 28 vjeç, dyshohet se ka plagosur me sende të forta shtetasin Brigel Bizi, 42 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre për motive të dobëta.
Raportohet se autori i dyshuar Bledar Bylykbashi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërsa i plagosuri 42-vjeçar është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Lini një Përgjigje