
Policia njoftoi se ka nisur hetimet për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Kurbin.
Policia ka proceduar penalisht 70-vjeçarin, i cili u përplas me një tjetër mjet me shofer një 27-vjeçar. Si pasojë, mbetën të plagosur 3 persona, pasagjerë të automjetit që drejtonte i riu.
Mësohet se të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pasi në Kurbin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Nga aksidenti janë dëmtuar tre pasagjerët në automjetin me drejtues shtetasin P. B., të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje