Kronike23 Qershor 2024, 21:18

“Më jep 50 mijë lekë”/ Publikohet video e arrestimit të oficerit të krimeve, dyshohet se janë përfshirë edhe punonjës të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

“Më jep 50 mijë lekë”/ Publikohet video e arrestimit

Është publikuar videoja e arrestimit në flagrancë të efektivit Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, ditën e sotme, nga  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas AMP, arrestimi i Palushit u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Mësohet se hetimet po vijojnë pasi ka dyshime se të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe punonjës të tjerë.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar Kastriot Palushi, 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje", thuhet në njoftim.

50 mijë lekë video arrestim oficer krimesh