TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2024, 15:09

Trafikoi në Shqipëri një “Toyota” të vjedhur në Belgjikë, procedohet penalisht 49-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Trafikoi në Shqipëri një “Toyota” të vjedhur

Një 49-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste një automjet tip “Toyota”, i cili rezulton i vjedhur në Belgjikë.

Ai u kap në pikën kufitare Qafë-Botë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.

“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje