
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër që tronditi Elbasanin ditën e djeshme ku Tefik Tashi vrau me sëpatë motrën e gruas së tij, 44-vjeçaren Alma Qevani.
Ndërkohë është bërë publike edhe fotoja e autorit të dyshuar, Tefik Tashi.
Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.
Bëhet me dije se në dëshminë para hetuesve, Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij.
Para hetuesve 58-vjeçari ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, mësohet të ketë thënë ai.