TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2025, 08:10

Policia aksion në disa qytete, kontrolle dhe urdhër-arreste në Tiranë e Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Policia aksion në disa qytete, kontrolle dhe urdhër-arreste në

Një operacion me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit.

Mësohet se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa dyshohet se lidhet me krimin e organizuar.

Operacioni përfshin kontrolle në disa ambiente, si dhe ekzekutimin e disa urdhër-arresteve, ndonëse autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të hollësishme në lidhje me personat e përfshirë apo akuzat specifike.

Sipas burimeve paraprake, ky aksion është pjesë e një hetimi të thelluar që synon goditjen e rrjeteve kriminale që dyshohet se veprojnë në disa qarqe të vendit dhe që mund të kenë lidhje me aktivitete të trafikut të drogës, pastrimit të parave apo aktivitetet e tjera të paligjshme.

Lini një Përgjigje