TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 12:02

Megaoperacioni ‘Tempulli” me 233 të arrestuar, Artan Hoxha tregon detajet sa muaj zgjasnin përgjimet dhe hetimet

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni ‘Tempulli” me 233 të arrestuar, Artan Hoxha
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me mega-operacionin e koduar “Tempulli” ku në pranga ranë 233 persona në të gjithë vendin ndërsa u goditën 23 grupe kriminale.

Ai theksoi se hetimet nuk kanë nisur prej 8 muajsh por më përpara.

Sipas tij pas operacionit, dje dhe sot ka pasur probleme me shpërndarjen e lëndës narkotike ndërsa shtoi se ka ndryshuar dhe çmimi.

“Krijimi sidomos trafiku i narkotikëve ka një hierarki të vetme. Këto grupe nuk janë zbuluar brenda një ditë. Unë e di shumë se mirë se këto grupe personash i kanë pasur në arkivat e tyre  shumë kohë më para. Herë I kanë pasur për vëzhgim për shpërndarje, herë i kanë pasur në vëzhgim që nëpërmjet tyre mund të shkojnë të furnizuesit. Dje ka pasur problem në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike. Nisur nga operacioni janë strukur ata që bënin furnizimin të përdoruesit. Ka pasur ndryshim dhe në çmim”-tha ai.

Megaoperacioni "Tempulli" për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, çoi pas hekurave 233 persona.

Në operacion mbarëkombëtar morën pjesë 3000 oficerë dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndanin kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi pranë shkollave dhe universiteteve.

artan hoxha megaoperacioni ‘tempulli”

Lini një Përgjigje