TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2025, 14:15

Megaoperacioni "Ura", kush është polici i përfshirë në grupin kriminal 

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni "Ura", kush është polici i

Altin Morina, një ish-punonjës i Policisë së Shtetit, rezulton i përfshirë në mega-operacionin e fundit të koduar “Ura”. Emri i tij del sërish në hetime, këtë herë si bashkëpunëtor i grupeve kriminale, sipas dosjes së fundit të zbuluar nga autoritetet.

Morina u arrestua dy javë më parë, pasi ishte në kërkim nga SPAK për një çështje tjetër penale. Megjithatë, hetimet e reja e lidhin atë edhe me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga ai i mëparshmi.

Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e  efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.

Lini një Përgjigje